Moti sot, me diell dhe pjeserishtë i vranët
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjeserishtë i vranët. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqeruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që të krijohen erëra të percjellura me stuhi.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 14 deri 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri në 29 gradë Celsius.
Gjatë tri ditëve në vazhdim do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. Pas datës 8 korrik sipas parashikimeve numerike shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike, njofton IHMK.
