Vjedhja e 2.1 milionë eurove, Apeli vërteton aktgjykimin dënues ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala për vjedhjen e 2.1 eurove nga Thesari i Shtetit.
Të njëjtit në dhjetor të vitit 2022 janë dënuar me 21 vite burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë.
Gruda është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik prej dhe 11 vite burgim efektiv dhe 8 mijë e 500 euro gjobë. Po ashtu, të njëjtit i është shqiptuar dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike për 6 vite.
Ndërsa, Shala është dënuar me 10 vite burgim efektiv dhe 33 mijë euro gjobë.
Vërtetohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarve L.G. dhe K.Sh.
Prishtinë, 30 qershor 2023 – Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PS.nr.43/21 të datës 07.12.2022, ndaj të akuzuarve L.G. dhe K.Sh.
