Vazhdojnë kërkimet për 59-vjeçaren që ka rënë nga ura e Fshajtë

Tash e tetë ditë në Gjakovë janë duke vazhduar kërkimet për gruan që ka rënë nga ura e Fshajtë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se kërkimet po vazhdojnë dhe se deri tani nuk ka asnjë rezultat.

“Kërkimet po vazhdojnë por fatkeqësisht deri tani nuk është gjetur viktima”, tha ai.

Ndërsa, Forca e Sigurisë së Kosovës, në njoftimin e bërë për media ditë më parë ka njoftuar se po vazhdojnë kërkimet për 59 vjeçaren e zhdukur.

“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë e Kosovës dhe autoritet lokale të komunës së Gjakovës, dhe me kërkesën për angazhim të Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë duke realizuar operacionin e Kërkim Shpëtimit të personit të zhdukur me inicialet A.M i moshës 59-vjeçare, zhdukur që nga data 16.06.2023”.

Go to TOP