Zëvendësministri Makreshi e quan “lopë” deputeten e LDK-së
Zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi, e ka quajtur “lopë” deputeten e LDK-së,Valentina Bunjaku-Rexhepi.
Makreshi përmes një shkrimi në Facebook, ka ofenduar deputeten Bunjaku-Rexhepi, duke shkruar ‘Lopa në aksion”.
Reagimi i tij ka ardhur pas raportimit të disa mediave se deputetja gjatë seancës së sotme e ka quajtur “maxhup” një deputet të LVV-së.
“Lopa n’aksion! ‘LDK-ja e kulturës dhe institucioneve’, aspak e çuditshme gjuha e saj e poshtër, por e çuditshme se si të tillët arrijnë këtu për ta përfaqësuar popullin. Phuu..!”, ka shkruar Makreshi në Facebook.
