Ambasada gjermane në Serbi e demanton ministrin e Punëve të brendshme të Serbisë: Nuk e mbrojmë vrasësin e Oliver Iavnoviqit
Ambasada e Gjermanisë në Serbi, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë Bratislav Gashiq, pasi ky i fundit kishte të mërkurën e 21 qershorit në Kuvendin e Serbisë se vrasisë i ish-politikanit serb në veri të Kosovës , Oliver Ivanoviqit.
“Ambasada gjermane në Serbi mohoi akuzat e bëra nga ministri i Brendshëm serb Bratislav Gasic, se Gjermania mbron të dyshuarin e vrarë të politikanit të opozitës serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviq”, thuhet në reagimin e Ambasadës Gjermane në Serbi.
Sipas Ambasadës gjermane, Gjermania nuk ka pranuar as një kërkesë nga Serbia për këtë çështje.
“Refuzojmë kategorikisht akuzën se autori është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane. Qeveria federale nuk e ka pranuar kërkesën e autoriteteve serbe për këtë çështje”, kanë përfunduar komunikatën e Ambasada Gjermane.
