Ferat Shala: Ndalimi i mallrave nga Serbia, strategji politike e Kurtit

Sot janë bërë tetë ditë që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia të mos lejojë të hyjë në Kosovë.

Ky vendim ka ardhur pas kidnapimit të tre policëve kufitarë në veri, që ende nuk janë liruar.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e cilësoi ndalesën si masë të sigurisë, dhe jo ekonomike apo tregtare.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala këtë vendim e ka quajtur strategji politike e Kurtit.

Shala tha për Front Online se ndalimi i mallrave do ta destabilizoj tregun.

Sipas tij, Qeveria nuk do ta mbajë gjatë këtë vendim.

“Ndërprerja e mallrave nga Serbia, Qeveria po e përdor si politikë ditore në parim e ka pasur platformë, strategji e kauzë çështjen e reciprocitetit e sot po e përdor për element të politikës e një situatë që është futur vetë. Ky vendim destabilizon një pjesë të mirë të tregut dhe kjo Qeveri nuk mund ta mbajë këtë masë sepse nuk e ka vendosë për me mbajt dhe brenda disa ditësh do të kthehet siç ka qenë”, u shpreh Shala.

Deputeti i PDK-së tha se me menaxhimin e sektorit të tregtisë, mund të shtrenjtohen çmimet.

“Qeveria do të duhej të stimulonte prodhimin vendor të mos vendoste masa por të zëvendësohet me prodhues. Çmimet nuk duhet të rritën por me këtë Qeveri e me këtë menaxhim të sektorit të tregtisë por me këtë politikë gjithçka është e mundur”, thotë Shala.

Go to TOP