Hazard për kohën e kaluar në Real Madrid: Kam pushuar
Federata e Belgjikës e Futbollit e ka nderuar Eden Hazardin, i cili është pensionuar nga kombëtarja belge.
Ai u nderua para tifozëve në ndeshjen Belgjikë-Austri gjatë së shtunës.
Sulmuesi sapo është larguar nga Real Madrid dhe ai i përmblodhi me humor katër vitet e tij në “Estadio Santiago Bernabeu”.
“Kam tre vjet që pushoj”, tha ai me shaka teksa foli gjatë ceremonisë që nderoi karrierën e tij ndërkombëtare.
Ai po fliste për opsionet e tij të ardhshme, madje u pyet për mundësinë e pensionimit, pavarësisht se është vetëm 32 vjeç.
“Pensioni? Sinqerisht, nuk e di ende”, tha ai.
“Pas këtyre tre viteve të vështira, dua vetëm të kaloj kohë me familjen time dhe të shkoj me pushime si gjithë të tjerët”.
“Duke thënë këtë, mund t’ju siguroj se jam ende i aftë të jem një futbollist profesionist”.
“Trupi im mund ta përballojë. Përveç kësaj, unë kam tre vjet që pushoj”, përfundoi Hazard.
