Valverde për lidhjet me Chelsean: Jo, unë jam në Madrid dhe dua të lë gjurmë në klubin më të mirë në botë

Fede Valverde është pyetur për të ardhmen e tij në Real Madrid, mes lidhjeve me Chelsean.

Duke folur për “ESPNArgentina”, Valverde konfirmoi se nuk do të shkojë askund, duke qëndruar në klubin më të mire në botë sipas tij.

“Jo, jo… Unë jam në Madrid, duke u përpjekur të shijoj çdo moment dhe të lë gjurmë në klubin më të mirë në botë”.

“Dua të vazhdoj të fitoj tituj për tifozët e Real Madridit”, shtoi ai.

Go to TOP