Fotografja që për 25 vjet futi Kosovën në kornizë

Nga fundi i viteve ’90, Laura Hasani me fotoaparatin e saj ka kapur ngjarje të ndryshme që kanë përcjellë Kosovën – nga paralufta deri te shpallja e pavarësisë e këndej.

Fotografitë e saj kanë zënë edhe faqet e gazetave të huaja.

“Çdo fotografi që e bëj, e bëj me qejf. Sidomos disa që janë publikuar në mediume të mëdha botërore, më bëjnë të ndihem edhe më krenare”, thotë Laura në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë.

Go to TOP