Halimi: Vendimi ndaj Klan Kosovës, e dëmton procesin për pranim në Këshillin e Evropës 

Isuf Halimi nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ka thënë se ju kanë shkruar mbi 300 eurodeputetëve mbi vendimin e Ministrisë së Tregtisë për Klan Kosovën.

Ai ka thënë se në bisedat që kanë zhvilluar sot me zyrtarë të MINT, e kanë kuptuar se vendimi për pezullim të licencës është marrë një muaj më parë.

Ky vendim që sapo është marrë është kundër të drejtave të njeriut dhe lirive fondamentale demokratike, do ta pengojë Kosovën në rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Vendimi e dëmton procesin e Kosovës në Këshill të Evropës. Kosova nuk ka koordinim me politikat BE. Do ta lajmërojmë edhe Parlamentin Evropian”, ka thënë Halimi, i cili intervistën për Edicionin Special e kishte nisur duke u solidarizuar me Klan Kosovën, duke vënë ngjitës mbi gojë.bb

Go to TOP