Pep Guardiola shpërblen me 874 mijë euro të gjithë stafin e klubit

Pep Guardiola ka shpërndarë për zyrtarët e klubit çmimin prej rreth 750 mijë paund, rreth 874 mijë euro, që i takon për fitimin e kampionatit anglez.

Trajneri i Manchester City dëshironte, në këtë mënyrë, të shpërblente, sipas Daily Mail, përkushtimin e shumë punëtorëve, nga recepsionistët deri te rojet e sigurisë, duke njohur rëndësinë e të gjithëve në një sezon historik, në të cilin skuadra fitoi Premier League dhe Champions League dhe FA Cup.

Kujtojmë që trofeu i Ligës së Kampionëve ishte trofeu i vetëm që Guardiola nuk e kishte fituar me ‘Qytetarët’, gjë të cilën e arriti me shumë sukses në këtë edicion.

Go to TOP