Zëdhënësi i Qeverisë: Mbledhja e dy qeverive nuk është anuluar, gjithçka është gati për nesër
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka mohuar raportimet për anulimin e mbledhjes së dy qeverive nesër në Gjakovë.
Ai ka thënë se mbledhja nuk është anuluar dhe se gjithçka është gati në Gjakovë.
“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uvertyrë për mbledhjen e nesërme”, ka thënë.
“Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, ka shtuar ai.
Prev Post
Bayerni tërhiqet nga gara për Rice
