Zyrtare: Tun Bardhoku largohet nga Drita
Drita ka njoftuar se ka ndarë rrugët me Tun Bardhokun.
Këtë klubi gjilanas e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Bardhoku ka zhvilluar 36 paraqitje me “Intelektualët” në të gjitha kompeticionet.
“Klubi jonë e falënderon Bardhokun për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftim.
