U mendua se Sveçla arriti në Zveçan, “alarmohen” Lista Serbe dhe protestuesit

Edhe në ditën e gjashtë radhazi, ora 7 e mëngjesit, po i bënë bashkë në vendin e njëjtë serbët e Zveçanit.

Numri i tyre të premten ishte më i vogël, por kërkesat janë të njëjta.

Para protestuesve, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç tha se nuk do të dorëzohen deri në largimin e Njësisë Speciale të Kosovës nga veriu dhe lirimin e serbëve të arrestuar për dhunën që ushtruan të hënën ndaj ekipeve të KFOR’it.

Në oborr të objektit të komunës, shihen gjashtë persona – disa nga të cilët ishin me veshje civile.

Protestuesit menduan se njëri nga ta është ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Goran Rakiç dhe Igor Simiç shpejt i nisëm telefonatat në gjuhën angleze.

Pas pak minutash ata e morën vesh se asnjëri nga personat në fjalë nuk ishte ministri i brendshëm.

Protestuesit gjatë gjithë kohës ishin të interesuar të mësonin se çka po ndodhë edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kur kuptuan se kryeministri Albin Kurti, përmendi me emër një grua e cila gjendej në protestë, si organizatore të tyre, Lista Serbe del para mediave.

Ata po thurin lavde për Liljana Aksentijeviq – për të cilën po e cilësojnë si serbe të ndershme.

“Kjo është një grua e mrekullueshme. Albin Kurti në Parlamentin e Prishtinës e cilësoi si terroriste e kriminele. Liljana është një grua e ndershme, punëtore, mike e person që gjithmonë ka qenë e gatshme të ndihmojë njerëzit pavarësisht kombësisë”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Monotoninë e cila i kaploi përgjatë shumicës së ditës tentuan ta largonin duke e shikuar ndeshjen e tenistit Novak Gjokovic.

Përkundër situatës së qetë, ekipet e KFOR’it në vazhdimësi u përkujdesën për sigurinë.

Go to TOP