Zhvillimet në veri, Molliqaj: Kurti po përpiqet përmes “gjesteve heroike” ta pranojë Asociacionin
Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate ka thënë se zhvillimet e fundit në veri janë episodi i dytë i targave, për ta pranuar Asociacionin.
Ai ka akuzuar Kurtin se me këto veprime po tërheq vëmendjen nga situatat reale, madje thotë se “akush sot nuk pyet pse nuk u realizua ‘ligjshmëria e targave”.
Molliqaj thotë se gjesti i Kurtit nuk ka të bëjë me shtrirje të sovranitetit, por me pranimin e Asociacionit.
“Gjesti shpesh shenjon diçka, më shpesh shquan dikë. Por, ai është veç sjellje që nuk e lëvizë nga rruga procesin. Pasojë e gjestit është Kurti, kurse rezultat i procesit është Asociacioni që për çudi do ta nënshkruajë vetë Kurti. Por, të dashur miq, gjërat janë ndarë. Lavdia i mbetet liderit, kurse autonomia Kosovës.
Tash Kurti e ka një apologji për statutin – kinse provoi. Një pranim “heroik””, shkroi ai në Facebook.
