AGK-ja e shqetësuar për sigurinë e gazetarëve që po raportojnë nga veriu

Situata në veri të Kosovës është tensionuar dhe ka pasur edhe veprime të dhunshme nga serbët lokalë.

Asociacioni i Gazetarë të Kosovës ka shprehur shqetësimin për sigurinë e gazetarëve, fotoreporterëve e punëtorëve të tjerë medial që po raportojnë nga atje.

Kujtojmë se këtë situatë e ka rënduar edhe më shumë sulmi ndaj veturës së ekipit të “Kohës” nga persona të maskuar.

AGK-ja, gjithashtu i fton gazetarët dhe redaksitë për kujdes të shtuar në këtë situatë të vështirë.

Go to TOP