Lëndohen pesë zyrtarë policorë në veri

Një numër i konsiderueshëm i serbëve lokalë të Kosovës kanë barrikaduar hyrjet e komunave me shumicë serbe, për të penguar kryetarët e rinj të fillojnë punën.

Kjo ka bërë që situata në veri të tensionohet dhe Policia e Kosovës të angazhohet më shumë për mbajtjen e rendit e sigurisë publike në atë pjesë.

Gjatë këtyre përleshjeve, PK-ja bën të ditur se lëndime të lehta trupore kanë pësuar edhe pesë zyrtarë policorë të Kosovës.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në komunikatë.

Go to TOP