Shefi i Kabinetit të Presidentes Osmani: Regjimi piroman i Serbisë ka urdhëruar ushtrinë drejt kufirit me Kosovë
Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, tha se presidenti i Serbisë, e ka urdhëruar ushtrinë të grumbullohet drejt kufirit me Kosovën.
Përmes një cicërime në Twitter, Vela ka shkruar se çdo inflirtim në veri rrezikon paqen dhe stabilitetin e rajonit.
“Regjimi piroman i Serbisë ka urdhëruar ushtrinë e saj të grumbullohet në kufirin me Kosovën.
Çdo infiltrim në veri nga njësitë ushtarake të SRB-së të maskuar civile do të rrezikojë paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Regjimi proxy i Rusisë në Beograd po përshkallëzon situatën për të siguruar mbijetesën e tij!”, ka shkruar Vela në Twitter.
