Një ari dyshohet që është vrarë në Brezovicë
Policia ka bërë të ditur se dyshohet për një ari të vrarë në Brezovicë, më saktësisht në rrugën që çon për te qendra e skijimit.
Rasti është cilësuar si “Gjueti e paligjshme” dhe po hetohet, ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajit.
Teksa për ngjarjen janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”.
“Sot, rreth orës 07:50 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë, rruga që qonë tek qendra e skijimit, dyshohet se persona të panjohur kanë vrarë një kafshë të egër (ari). Policia e rendit e më pas policët hetues i kanë marrë të masat e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ” Gjueti e paligjshme” . Ndërsa janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri””, ka thënë Veseli.
