Ambasadori gjerman dhe 25 pjesëtarë të UNESCO-s e vizitojnë Manastirin e Deçanit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se sot bashkë me disa pjesëtarë të UNESCO-s e kanë vizituar Manastirin e Deçanit.
“Sot shijuam një tjetër vizitë të këndshme në Manastirin e Deçanit, së bashku me 25 kolegë nga UNESCO”.
“Në emër të kolegëve të mi dhe meje, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për igumenin Sava Janjiq për mikpritjen e tij”, ka shkruar Rohde në Twitter.
