Juventusit i hiqen 10 pikë
Juventus rrezikon seriozisht garat evropiane.
Kjo pasi që Gjykata Federale e Apelit, mori vendim që t’ia heq 10 pikë.
Tani nga vendi i dytë, “Zonja e Vjetër” bie në vendin e shtatë.
Klubi “bardh e zi” nga 69 pikë sa kishte tani do t’i ketë 59 pikë.
Skuadra nga Torino ishte e përfshirë në skandalin e “fitimeve kapitale”.
Ndërsa, Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano, u liruan nga akuzat.
Juventusi tani do të duhet të presë arsyet nga Gjykata Federale e Apelit, e cila mund të arrijë në fund të majit, në mënyrë që ata të mund të apelojnë në Bordin e Garancive të CONI-t, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Pasi të jenë marrë motivimet, ankesa mund të paraqitet nga Juventusi brenda disa javësh.
