Abazi: Me Kurtin, Kosova u bë “shtet i sadakasë”, s’ka asnjë ndryshim
Deputeti Haki Abazi ka akuzuar Qeverinë se nuk ka bërë asgjë revulocionare dhe se ka shkelur premtimet e dhënna.
Ai akuzoi Qeverinë për shkarkimet që po bën, neglizhencë, manipulim dhe dështim.
Abazi thotë se Qeveria nuk merret me targa, Asociacionin, madje thotë se ata nuk po arrijnë që të rregullojnë as mikrofonat e 30 deputetëve.
“Sot, prap e kanë gabim sepse as Kuvendin nuk janë në gjendje me mbledhë për tre javë radhazi, merren me kozmetika e fotografi, manipulim e taktizim. Vetëm përmbajtje nuk ka!
Ky nuk është ndryshimi, ky është vazhdimi përbrenda çadrës së Gadafit”, shkroi ai.
Deputeti Abazi foli edhe për akuzat që ministrat e Qeverisë Kurti i drejtojnë opozitës për moskalimin e ligjeve dhe marrëveshjeve, për çka u shpreh se kjo është “mosnjohje bazike e demokracisë dhe jetës parlamentare”
“Shteti i sadakës i gjason Halil Kastatit. Po duket më i lehtë është nënshtrimi në dy gjujt i kryeministrit me përgjërimet për minoritetet dhe akomodimi i këshilltarëve të Bekim Arifit, kot, kot, paga e benificione kot- kryeje punën tënde leri leksionet me urdhër! Jeta parlamentare por edhe qeverisja është debat, është diskutim, është permbajtje nuk është servilizëm e diktat!”, shkroi ai ndër tjera.
