Ministri Peci del vet në terren për të parë se apo zbatohet ligji për duhanin

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci këtë të shtunë ka qenë në terren ku bashkë me inspektoratin kanë inspektuar lokalet nëse po respektojnë ligjin kundër duhanit.

Peci ka falenderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe raportimin e rasteve, ndërsa tha se disa gastronomë po rezistojnë në zabtimin e këtij ligji.

“Boll maIntenziteti i inspektimeve po rritet edhe gjatë fundjavave. I falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm në raportimin e rasteve ku thehet ligji. Përkundër rezistencës së organizuar të disa gastronomëve, përveç se po vendosim rend dhe ligj, po e çojmë në vend edhe vullnetin e qytetarëve për ambiente pa duhan.Kjo rezistencë dhe organizimi përmes rrjeteve sociale kundër aksioneve të inspektorëve është e papranueshme.Askush nuk mund ta minojë rendin edhe ligjin. Zero tolerancë!”, ka shkruar Peci në Facebok.

Go to TOP