Tahiri thotë se askush s’mund ta kërcënojë Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, është shprehur i bindur se askush nuk mund ta kërcënojë Kosovën.
Këto komente ai i bërikur u pyet nga gazetarët rreth kërcënimeve nga Lista Serbe e Serbia pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së veriut.
Problemi sipas tij, është se kreu i Qeverisë ka marrë vendime të pamatura e krye në vete që po e dëmtojnë vendin.
Kosova ka garnaci për shtetësinë e saj, prandaj edhe nuk duhet të frikësohet, thotë Tahiri duke pohuar se Serbia po e destabilizon rajonin.
