Rexhepi: Përmes edukimit gjithëpërfshirës drejt progresit social dhe paqes së qëndrueshme
Prishtinë, 18.05.2023
Autor: Berzat Berzati
Në takimin e mbajtur në zyrën e zëvendëskryeministres së Kosovës, Emillia Rexhepi, me koordinatorën e Misionit të OKB-së për Zhvillim (UNDP) për Kosovë Zj. Arnhild Spence dhe koordinatorin e UNDP-së për BeH Z. Jago Salmon, dominuan temat me rëndësi për shoqërinë kosovare, me prioritet arsimi, por edhe kujdesi shëndetësor, mirëqenia sociale, projektet e infrastrukturës, transmeton Kosova.info.

Në takim u theksua nevoja për të lehtësuar punësimin e grave dhe të rinjve duke siguruar mundësi të barabarta me qëllim të arritjes së mirëqenies dhe sigurisë sociale përmes mbështetjes së iniciativave për zhvillimin e komuniteteve joshumicë dhe shkëmbimit të ideve, përvojave dhe praktikat më të mira në përputhje me dikasterin e kryesuar nga zëvendëskryeministrja Rexhepi dhe përfaqësues të agjensionit UNDP-së.
Në takim, zëvendëskryeministrja Rexhepi theksoi domosdoshmërinë e arsimit si një nga shtyllat e përparimit shoqëror dhe ndërtimit të paqes së qëndrueshme dhe theksoi se investimi në edukimin e të rinjve është prioritet për të ardhmen e çdo vendi dhe forcë kyçe për arritjen e ndryshimeve sociale.
Biseda u fokusua në edukimin e të rinjve si një mjet për zhvillimin e aftësive, njohurive dhe vlerave që do t’u mundësojnë atyre pjesëmarrjen aktive në shoqëri.
Ajo theksoi rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës që ofron mundësi të barabarta për të rinjtë pavarësisht nga përkatësia etnike apo statusi social. Dhe ajo theksoi domosdoshmërinë e zhvillimit të programeve që do të nxisin zhvillimin e kulturës së paqes, dialogut dhe tejkalimit të paragjykimeve me qëllim të tolerancës ndëretnike.
Rezultati i takimit është harmonizimi i masave mbështetëse në fushën e edukimit dhe aftësimit të grave dhe të rinjve në drejtim të promovimit të paqes, zhvillimit dhe ballafaqimit me të kaluarën. Dhe ajo shprehu kënaqësinë dhe optimizmin me gatishmërinë e bashkëbiseduesve për të punuar së bashku për arritjen e këtyre synimeve, të cilat do të kenë ndikim pozitiv në të ardhmen e shoqërisë sonë.
