Kanos personin zyrtar, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti kishte kanosur një person zyrtar.

Sipas njoftimit, ngjarje kishte ndodhur në stacionin policor në Prishtinë.

Kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përderisa ka qenë në stacion policor ka kanosur viktimën mashkull  kosovar  i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Go to TOP