VIDEO/ Gol nga porta në portë, portieri dhuron spektakël në Meksikë
Një gol i pabesueshëm është shënuar në Kategorinë e Dytë të ligës meksikane.
Teksa po luheshin minutat e fundit të ndeshjes mes Selaja dhe Morelia, portieri shkoi në zonën kundërshtare, pasi skuadra e tij ishte në humbje.
Por ky veprim ja bëri më të lehtë punën, kundërshtarit të tij. Portieri i Morelias, Santiago Ramirez, sapo priti topin nuk humbi kohë dhe e goditi atë në drejtim të portës kundërshtare, duke e dërguar topin direkt në rrjetë.
Ai shënoi një gol të rrallë, që është bërë viral në rrjetet sociale.
