Fillon shitja e biletave të finales së madhe Trepça – Peja
Ndeshja e pestë finale mes Pejës dhe Trepçës do të zhvillohet të enjten në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
KB Trepça ka njoftuar se tashmë kanë filluar shitjen e biletave të finales së madhe.
Njoftimi i plotë nga KB Trepça:
“Të nderuar tifozë,
biletat janë tani në shitje në dyqanin zyrtar të klubit. Një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave.
Vërejtje:
Personat nën moshën 16-vjeçare nuk mund të pajisen me biletë pa prezencën e prindit.
Një biletë vlen për një person dhe nuk mund të futet në palestër asnjë person i çfarëdo moshe nëse nuk posedon biletë.
Faleminderit”.
