Arti Karabaxhaku dhe Lenë Osmani kampionë të kampionatit individual të Kosovës për U17

Në hapësirën e shkollës “Tefik Çanga’’ në Ferizaj u mbajt ‘’Kampionati Individual i Kosovës për U17’’, nga i cili pamë talent, entuziazëm, ambicie dhe konkurrencë, por mbi të gjitha, shpirtin sportiv që këta sportistë të rinjë e zotërojnë.

Garat ishin planifikuar për pesë kategori: çifte të përziera, çifte femra, çifte meshkuj, individuale femrat dhe individuale meshkujt.

Ndeshjet filluan në orën 10:00 me kategorinë e Çifteve të Përziera, dhe pas shumë lojëve interesante, në gjysmëfinalen e parë u takuan Adriatik Maloku – Lenë Osmani kundër Land Osmani – Tana Çitaku. Ndeshja përfundoi në të mirë të Adriatikut dhe Lenës. Ndeshje mjaft interesante u zhvillua dhe në gjysmëfinalen e dyte, ku u takuan Amant Sejdiu – Maxhire Sojeva kundër Arti Karabaxhaku – Donika Dema, të cilët vetëm pas setit të pestë avancuan në finale. Ndërsa në finale Adriatiku dhe Lena nuk lanë vend për befasi dhe pas tre seteve u shpallën kampion në kategorinë ‘’Çifte të përziera’’.

Në kategorinë e çifteve të meshkujve pati ndeshje mjaftë interesante gjithashtu, mirëpo dyshet Ron Kolloni – Akil Mahmuti dhe Anes Behluli – Olti Behluli ishin shumë të disponuar për lojë dhe pas katër ndeshjeve arrijnë në finale. Finalja ishte mjaft interesante, mirëpo Roni dhe Akili ishin të pandalshëm përgjatë kampionatin, kështu u shpallën dhe kampionë në kategorinë ‘’Çifte Meshkujt’’.

Sikur në kategoritë më lartë, edhe në kategorinë e çifteve të femrave pati ndeshje shumë të mira dhe interesante. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Lenë Osmani – Taibe Ruli kundër Elsa Behluli – Maxhire Sojeva, ndeshja përfundoi në të mirë të dyshes nga ekipi ‘’Lidhja e Prizrenit’’. Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Olta Vishaj – Donika Dema kundër Jona Hashani – Ajola Behluli, të cilat kaluan në finale. Në finale Lena dhe Taibe e siguruan fitoren pas setit të tretë, duke u shpallur kështu kampione të kategorisë ‘’Çifte Femra’’. 

Pas orës 14:00, filluan ndeshjet në kategoritë individuale për meshkujt dhe femrat. 

Në kategorinë e femrave në finale u takuan kampionet e kategorisë së çifteve femra, kësaj radhe ishin kundër njëra tjetrës. Taibe Ruli pati një ndeshje shumë të mirë, mirëpo Lenë Osmani u shpall kampione në kategorinë ‘’Individuale Femrat’’ pas setit të katërt.

Anes Behluli dhe Arti Karabaxhaku pas shumë ndeshjeve interesante dhe me shumë pasion u takuan në finale. Pas një finale me shumë emocione, kthim në rezultat dhe fund dramatik, në fund Arti fitoj ndeshjen dhe u shpall kampion në kategorinë ‘’individual meshkujt’’.

REZULTATET:

Çifte të përziera

  1. Adriatik Maloku / Lenë Osmani
  2. Arti Karabaxhaku / Donika Dema
  3. Lend Osmani / Tana Çitaku
    3.     Amant Sejdiu / Maxhire Sojeva

Çifte Femra

  1. Lenë Osmani / Taibe Ruli
  2. Ajola Behluli / Jona Hashani
  3. Donika Dema / Olta Vishaj
  4. Elsa Behluli / Maxhire Sojeva

Çifte Meshkujt

  1. Akil Mahmuti / Ron Kolloni
  2. Anes Behluli / Olti Behluli
  3. Adriatik Maloku / Elton Shemsiu
  4. Enes Domaniku / Land Osmani

Individuale Femrat

  1. Lenë Osmani
  2. Taibe Ruli
  3. Tana Çitaku
  4. Ajola Behluli

Individuale Meshkujt

  1. Arti Karabaxhaku
  2. Anes Behluli
  3. Adriatik Maloku
  4. Endri Reka  /Kosova.info/
Go to TOP