Chelsea barazon me Nottinghamin, Tottenhami pëson humbje, Man Utd shënon fitore
Kanë përfunduar tri ndeshje interesante të Premierligës, në kuadër të xhiros së 36-të.
Chelsea dhe Nottingham Forest kanë luajtur baras në ndeshjen e zhvilluar “Stamford Bridge”.
Sfida përfundoi me rezultat 2-2.
Pas këtij barazimi, Chelsea e sheh vetën në vendin e 11-të me 43 pikë, ndërsa Nottinghami i 16-ti me 34 sosh.
Tottenhami është mposhtur nga Aston Villa me rezultat 2-1.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Villa Park”.
Spurs renditet të gjashtit me 57 pikë pas kësaj humbje, aq sa ka edhe Aston Villa në një pozitë më poshtë.
Fitore ka shënuar Manchester Unitedi ndaj Wolvesit.
Sfida e cila u luajt në stadiumin “Old Trafford” përfundoi me rezultat 2-0.
Golin e parë e realizoi Martial në minuten e 32-të, kurse të dytit e shënoi Garnacho.
Me këtë fitore, Djajtë e kuq radhiten të katërtit me 66 kurse Wolvesi ka 40 pikë në pozitën e 13-të.
