Në pikë të ditës i vidhet vetura një personi në Drenas

Një person ka raportuar se vetura e tij me taraga vendore i është vjedhur nga persona të panjohur.

Siç njofton policia rasti ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit të mërkurën rreth orës 10:45.

“Arllat, Gllogoc 10.05.2023 – 10:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur nga oborri i shtëpisë së tij, i kanë vjedhur veturën me targa vendore”.

Rasti është duke u hetuar.

Go to TOP