Çitaku: Në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve e sheh si kërcënim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se në qeverisje kemi një parti e cila ndarjen e pushtetit e sheh si kërcënim.

Çitaku në Facebook ka thënë se Kushtetuta nuk është kërcënim, ndërsa mendësia totalitare është.

“Pra, në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim.

Në demokracitë liberale  Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambiciet, e ndonjëherë edhe dëliret e politikanëve të papërgjegjshëm. Kushtetuta nuk është kërcënim. Mendësia totalitare është”, ka shkruar ajo.

Go to TOP