Dhimbje muskulore, depresion, lodhje – disa nga shenjat e mungesës së vitaminës B

Vitaminat nga grupi B kanë një rol unik në ruajtjen e shëndetit të organizmit dhe janë veçanërisht të rëndësishme për shëndetin e qelizave dhe ruajtjen e energjisë.

Simptomat e mungesës së vitaminës B ndryshojnë nga personi në person.

Grupe të caktuara njerëzish, si të moshuarit dhe gratë shtatzëna, janë në rrezik më të madh nga mungesa e vitaminës B.

Sipas Healthline, mungesa e kësaj vitamine të rëndësishme mund të çojë në çrregullime të sistemit nervor dhe të qarkullimit të gjakut, përcjell Index.hr.

Nuk është gjithmonë e lehtë të njihet, por mjekët thonë se ka disa shenja paralajmëruese. Këto janë:

Lodhje ose rraskapitje

Dobësi

Kapsllëk

Humbje e oreksit

Humbje peshe e pashpjegueshme

Dhimbje kyçesh

Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në duar ose këmbë

Problemet e ekuilibrit

Konfuzion

Probleme me përqendrimin dhe kujtesën

Humor të ulët ose depresion

Dhimbje në gojë ose gjuhë.

Go to TOP