Halimi godet Konjufcën: Ai po konstaton se blloku i BE-së po synuaka ta rrënojë Kosovën?

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi e ka kritikuar Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për komentet e tij të fundit.

Konjufca sot ka deklaruar se Kosova mund të dalë nga dialogu, nëse statuti i propozuar për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe nuk përkon me Kushtetutën e Kosovës.

“Pikënisja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mendoj që nëse faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë, nëse BE-ja nuk mendon që zgjidhja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës, mendoj që Kosova nuk ka çka të kërkoj në atë dialog më. Kurrfarë interesi nuk ka Kosova më, çka kemi ne interes ta shkatërrojmë kushtetutshmërinë tonë, ajo shkon në dëm tonin nëse shkon ashtu”, ka deklaruar Konjufca.

Go to TOP