Gërvalla pret sot në Kosovë homologun e saj kroat

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, sot mirëpret homologun e saj nga Kroacia, Gordan Grlic Radman, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ndërsa, nesër Gërvalla dhe Radman do të zhvillojnë takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në njoftim e MPJD-së, është bërë e ditur se konferenca për media do të mbahet ditën e martë, në orën 09:25. 

Go to TOP