Serbi: Në mes të natës, Shapiqi me siguri private tentoi të sulmonte argjinaturën e Savës
Beograd, 08.05.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Fatir Berzati
Përmes një komunikate për media, Lëvizja NDMBGD njoftoi se vetëm pak orë pas përfundimit të ditës së zisë, ndërkohë që vëmendja e publikut iu kushtua tragjedive të paprecedentë që goditën shoqërinë tonë, Alleksandër Shapiqi u përpoq sërish të nisë punimet ilegale të shpimit në mes. të natës dhe me siguri private argjinaturën e Savës transmeton Kosova.info

“Sot në orën 4 herët në mëngjes, efektivët e shërbimeve të qytetit, me asistencën e sigurimit privat, ngritën gardh në argjinaturën e Savës, në Bllokun 45 dhe vetëm falë vigjilencës së qytetarëve, kjo tentativë u parandalua. gardhi është hequr nga lokacioni. Është e pabesueshme që një njeriu të cilit iu deshën tri ditë për të reaguar ndaj ngjarjeve tragjike që prekën qytetarët e Beogradit dhe nuk e pa të përshtatshme të nderonte viktimat, mezi priste të vazhdonte veprimet e tij të paligjshme pikërisht në këtë moment. Dobrica Veselinoviq gjatë një vizite te qytetarët në bllokun 45.

“Pavarësisht vendimit të Gjykatës Administrative për pezullimin e të gjitha punimeve në argjinaturë, shërbimet e qytetit u përpoqën sërish të vazhdojnë rrezikimin e paligjshëm të argjinaturës. Ky vendim i gjykatës do të thotë se absolutisht asnjë punim në argjinaturë nuk mund të ndërmerret deri në vendimin përfundimtar. Qytetarët e blloqeve të Beogradit të Ri reaguan shpejt dhe morën përsipër të sigurojnë respektimin e vendimit të gjykatës, duke hequr rrethojat që ishin vendosur mbrëmë”. – tha Jelena Jerinić, deputete e Popullit e Klubit të Majtë të Gjelbër, Ne davimo Beograd.
Ekipi ligjor i Frontit të Majtë të Gjelbër / Ne davimo Beograd ka ofruar mbështetje për qytetarët që mbrojnë argjinaturën dhe i kujtojmë pushtetit të qytetit se mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore dhe pengimi i drejtësisë është vepër penale dhe se nëse përpiqen të vazhdojnë punën sërish do të bëjmë kallëzim penal edhe ndaj zyrtarëve të SNS-së.
