Mbi 16 mijë euro të hyra vjetore, kjo është pasuria e ministres Rozeta Hajdarit

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), ka publikuar pasurinë e zyrtarëve publikë. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari ka deklaruar pasurinë e saj.

Hajdari ka deklaruar një banesë 60 metra katrorë në vlerë 56 mijë e 100 euro në pronësi të përbashkët. Si pasuri të luajtshme ministrja ka deklaruar një veturë të tipit Ford në verë 3 mijë e 100 euro në pronësi të saj.

11.png

Ministrja Hajdari ka deklaruar se ka 100 për qind të aksioneve në Ndërmarrje individuale N.SH ‘R&V Consulting’.

22.png

Ndërsa të hyra vjetore Hajdari ka deklaruar se ka 16 mijë e 961 euro e 58 centë.

Go to TOP