I arrestuari në Prizren dyshohet për grabitjen e armatosur që ka ndodhur dje në Prishtinë

Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren i cili dyshohet për grabitjen e armatosur që ka ndodhur dje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.

Në vazhdimësi te veprimeve hetimore nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, është arritur të identifikohet i dyshuari D.G. si i dyshuar për grabitje të armatosur.

“Në koordinim me hetuesit te NjHP Prizrenit dhe Prokurorin e shtetit, pasi i dyshuari gjendej në ndalim policor në Prizren i njëjti është intervistuar dhe në cilësi të provave materiale nga hetuesit rajonal të Prishtinës, janë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale si:-para qe dyshohet se janë grabitur, dhe vetura (Fiat – pikup) të cilën dyshohet se e ka shfrytezuar i dyshuari, në rastin që ka ndodhë dje në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Go to TOP