Treni godet një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak momente më parë te Përroi i Njelmët.

Një veturë e tipit Mercedes është goditur nga treni, teksa nuk dihet se a ka të lënduar.

Kjo zonë njihet për aksidente të tilla mes trenit dhe veturave, pasi që edhe sinjalizimi i duhur duket se mungon.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigje.

Go to TOP