Siguria rrugore dhe parandalimi i aksidenteve, prioritetet i Policisë

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në krye me menaxhmentin e saj, në kuadër të Planit Zhvillimor Strategjik 2021-2025, ka paraparë disa objektiva strategjike, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në ruajtjen e sigurisë publike, parandalimin e krimit, duke marrë për bazë nevojat e qytetarëve në sferën e sigurisë së përgjithshme, e po ashtu edhe në atë të sigurisë në trafikun rrugor.

“Me qëllim të avancimit të sigurisë në trafik, parandalimit të aksidenteve në përgjithësi e në veçanti atyre me pasoja fatale, bazuar në objektivat strategjike, planet operacionale të dedikuara për sigurinë rrugore, Policia e Kosovës ka arritur rezultate pozitive në rritjen e sigurisë në trafik si dhe në parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale, çka ka qenë edhe si synim primar i PK-së, ku gjatë muajit prill 2023 ka qenë vetëm një (1) aksident me fatalitet”, thuhet në njoiftim.

Sipas njoftimit përveç realizimit të planeve operacionale, prezencës së shtuar policore në terren, angazhimit të njësiteve policore me veturat inteligjente në patrullime dhe pika kontrolli, ligjërimeve në shkolla, fushatave të ndryshme sensibilizuese me media, bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve me institucionet relevante në një formë apo tjetër, kanë ndikuar në sensibilizim e pjesëmarrësve në trafik, e që ka reflektuar në uljen e aksidenteve me pasoja fatale.

“Policia e Kosovës, përmes Divizionit të Trafikut, në vazhdimësi bën edhe rekomandime për institucionet qendrore dhe ato lokale mbi të gjeturat dhe nevojat e paraqitura në rrugët nacionale, rajonale dhe ato lokale, me qëllim të rritjes së mëtejme të sigurisë rrugore, e që ndikon drejtpërsëdrejti në parandalim të aksidenteve fatale dhe në shpëtim të jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Go to TOP