Detaje nga vdekja e dyshimtë në Pejë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet mbi një vdekje në Pejë.
Siç thuhet në raport, Policia ka marrë informatë se është gjetur i shtrirë në rrugë pranë një veture.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjeëksor, dhe se me vendim të prokuorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Rr. KFOR-it, Pejë 03.05.2023-20:25. Pas marrjes së një informate se një person gjendet i shtrirë në rrugë, njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se pranë një veture me tabela vendore gjendet personi i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuet në raportin e policisë.
