Dy vëllezër rrihen për ‘megjë’ në Prizren
Prona i ka futur në telashe dy vëllezër nga Prizreni, të cilët janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje pronësore që kishin ndërmjet vete.
Që të dy janë arrestuar nga Policia e Kosovës e me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.
“Prizren 02.05.2023 – 00:40. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vëllezër), pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje pronësore janë përleshur fizikisht në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
