Tahiri: AAK ruan vlerat tradicionale dhe projekton synime për të ardhmen

Në prag të shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Besnik Tahiri, ka thënë se ky përvjetor e gjen Aleancën të konsoliduar në rrafshin politik dhe shtrirjes.
“Shënimi i 23-vjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vjen në një moment kyç për demokracinë dhe konsolidimin e shtetësisë. Ky përvjetor e gjen Aleancën të konsoliduar në rrafshin politik dhe shtrirjes, në dekadën e tretë të funksionimit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Tahiri i ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan në Aleancë.
Po ashtu, ai tha se AAK ruan vlerat tradicionale dhe projekton synime për të ardhmen.
“Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë kontribuuesit dhe mbështetësit e Aleancës, në njohje të vlerave për të gjithë kontribuuesit publikë. AAK ruan vlerat tradicionale dhe projekton synime për të ardhmen. Aleanca ka ruajtur boshtin e vlerave të lirisë, me vizion të qartë shtetformues dhe partneritet të fortë me ShBA-në dhe shtetet mike”, shtoi ai.

Go to TOP