Milan dhe Roma shprehin interesim për Alvaro Morata

Lojtari i Atletico Madridit, Alvaro Morata, mund të largohet nga skuadra spanjolle.

Lojtari spanjoll edhe më herët gjatë karrierës së tij, ka luajtur në futbollit italian, në shkuadrwn e Juventusit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Roma dhe Milani janë dy gjigantët italian që kohëve të fundit kanë shprehur interesim për sulmuesin spanjoll.

30-vjeçari ka kontratë të vlefshme për Atletico Madridin deri në verën e vitit 2024, ndërsa nuk ka shprehur interesim për rinovimin e kontratës, gjithashtu edhe Los Colchoneros dëshirojnë ta shesin sulmuesin në mënyrë që pas një viti të mos largohet si transfer i lirë. 

Go to TOP