Musliu ka një lajm të mirë për banorët e lagjes Qëndresa dhe Kalabria në Prishtinë
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu sot ka dhën një lajm të mirë për banorët në lagjen Kalabria dhe Qendresa.
Pas shumë ankesave nga banorët e këtyre dy lagjeve, Musliu ka njoftuar se ka filluar instalimi i ndriçimit publik në këto dy lagje, transmeton Zeri.info.
“Po i vjen fundi pritjes për ndriçim publik në lagjet Kalabria dhe Qëndresa.
Sot, duke parë nga afër pregatitjet për fillimin e instalimit të ndriçimit publik në dy lagje: Qëndresa, Kalabri.Çdo ditë nga një punë e mirë për Kryeqytetin”, ka shkruar Musliu.
