Axha i Ilaz Kodrës me lot në sy tregon momentin kur kuptoi për rënien e tij

Rexhep Kodra, axha i komadantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodrës ka rrëfyer për momentin kur e ka kuptuar për rëenien e nipit të tij 24 vjet më parë në fshatin Vërboc të Drenasit, e ku për për tri ditë janë vrarë rreth 300 shqiptarë.

Tutje Rexhep Kodra me lot në sy tha se lajmin për rënien e Ilazit e ka kuptuar nga dy shokët e tij.

“Aty ku është vrarë nuk kam qenë. Inë isha në fshat, ndërsa Ilazi ka shkuar në Vërboc, fshat ky i cili i takon një pjesë Drenasit dhe një pjesë Skenderajt. Mbi 300 veta kanë qenë të vrarë aty dhe 40 dëshmorë për tri ditë. Ditën e parë nuk e kam marrë vesh, vetëm se e kam ditë se diçka ka ndodh në atë rrethim aty, pasi i kam parë tankat aty dhe e kam ditë se ka me kanë aty një telashe e madhe. Të nesërmen e kam kuptuar pak përmes shokëve të cilët hezitojshin të më tregojnë mua duke thënë se ngadalë do t’i tregojmë. Po e shoh 2-3 ditë nuk po e vjen dhe e veta Zenunin dhe Fadilin pasi ata ishin shokë. U ulëm me ta dhe i thash, kështu diçka nuk është në rregull, sepse Ilazi deri më tani kish ardh. Ata thanë valla na vjen keq Ilazi është i vranë. Me thanë me vjen keq, ku edhe unë ju thash të gjithë duhet të jemi të fortë, pasi ai ka thënë se këtë rrugë do ta ndjekë deri në fund”, ka treguar axha i Ilazit.

Go to TOP