Lajçak pas takimit me Kurtin: Takimi i 2 majit do të jetë një hap i rëndësishëm përpara
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsoslav Lajçak është deklaruar për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti sot në Forumin e Delphit.
Lajçak tregoi në Twitter se me Kurtin kanë folur për rëndësinë e dialogut dhe “hapin e rëndësishëm” përpara.
“Në Forumin e Delphit në takimin tim me kryeministrin Albin Kurti, theksova rëndësinë e takimit të Dialogut më 2 maj. Do të jetë një hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme ta shmangni çdo veprim që mund ta përkeqësojë atmosferën”, shkroi Lajçak.
