Kurti: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet e luftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përkujtuar 1617 personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.Kurti, ka bërë homazhe në përvjetorin e Maskrës ë Mejës, ku janë “367 shqiptarë të vrarë e të zhdukur”.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për krimet e luftës derisa bëri të ditur se dje e kanë iniciuar “aderimin e Republikës së Kosovës në Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP)”.
Kuri u shpreh se si Qeveri e kan rritur buxhetin për 4 prokurorë, 6 profesionistë dhe 2 përkthyer. Kurse në 2022, sipas tij për KPK-në dhe KGjK-në, është shtuar buxheti për 50 pozita.
“Në Policinë e Kosovës në të kaluarën, krimet e luftës janë trajtuar në sektor në kuadër të Hetimeve të Krimeve të Rënda, me 19 zyrtarë. Me strukturën e re të miratuar tashmë, është ngritur në nivel të Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Luftës dhe do të ketë 41 hetues”, ka thënë ai.
Ai e përmendi edhe ndryshimin e ligjit, në mënyrë që të ndiqen kriminelët e luftës dhe të dënohen edhe në mungesë.
“Më 30 maj 2019, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, duke ia mundësuar sistemit të drejtësisë së Kosovës të nisë procese e të dënojë kriminelët e luftës, edhe në mungesë. Për të ndjekur kriminelët e luftës kudo që ata janë. Një pjesë e emrave të tyre dihen publikisht, sepse dhe të mbijetuarit e familjarët e viktimave janë gjallë”, ka thënë ai.Ai njoftoi se në “muajin e ardhshëm do të del në konsultime publike Strategjia Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale”.
Në fund, Kurti bëri të ditur se “Për të përkujtuar Masakrën e Mejës me respektin e merituar, Agjencia për Menaxhimin e Memorialeve do ta finalizojë memorialin në vitin e ardhshëm”.
