Sanxhak: Tarnishi u vizitua Pramenkoviq dhe bashkëpunëtorët në KKB

Novi Pazar, 27.04.2023
Autor: Berzat Berzati

Të enjten, zyrat dhe përfaqësuesit e KKB-së të udhëhequr nga kryetarja Dr. Misalla Pramenkoviq dhe bashkëpunëtorët tyre Baqiqanin dhe Maxhgal janë vizituar nga koordinatori i Iniciativës Akademike “Forum 10” Teo Taranish transmeton Kosova.info.

Në njoftimin për media thuhet se në takim u diskutua për rëndësinë dhe kontributin e organizatave të shoqërisë civile dhe bashkëpunimin ndërmjet organizatës ombrellë boshnjake në Serbi KKB-në dhe OJQ-së IA “Forum 10” përmes projekteve të përbashkëta.

Në delegacionin e KKB-së përveç kryetarjës Pramenkoviq ishte edhe kryetari i Bordit, dr. Fuad Baqiqanin dhe shefi i kabinetit Semir Maxhgal.

Go to TOP