Basha akuzon opozitën për kapje të drejtësisë, fton Prokurorinë ta ndalojë deputetin Tahiri

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që ta ndalojë shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pasi siç tha ai, “ka blerë armë me para të shtetit”.

Basha tha se nuk e kupton se pse Tahiri e ka blerë armën me shurdhuese.

“Deputeti Tahiri armën me shurdhuese me 20 mijë plumba, s’e kuptoj pse e ka ble shurdhuesin, për ashtu blije një PlayStation, nëpër oda e a ki ni tu gjujt me shurdhues naj kënd. Meqenëse kemi deponuar 20 raste, unë e kisha lutur prokurorinë me të ndal, një kafe shtesë, edhe me i kallëzu me pare të shtetit që ki ble një armë”, tha ai në Kuvendin e Kosovë.

Gjithashtu, ai tregoi se pajtohet që nuk bën të ndërhyhet në drejtësi, por akuzoi ish-qeveritë se e kanë kapur këtë sistem.

“Po pajtohem që s’bën me ndërhy në drejtësi, se nëse ndërhyjmë edhe përmes ndryshimeve ligjore nënkupton që duhet me ia marrë drejtësinë këta që e kanë kapur që 20 vjet. E kundërta ka ndodhur, drejtësia po ndërhyn në punët e qeverisë, drejtësia e koordinuar me faktorët përpara”, shtoi ai.

Sipas Bashës, Kosova “ka vuajtur prej padrejtësive sepse pushtetet e kaluara e kanë kapur drejtësinë”.

Partitë opozitare po këqyrin të kthehet në pushtet përmes kapjes së drejtësisë, thotë Basha, teksa shtoi se të njëjtit janë pasuruar kundërligjshëm.

Go to TOP